Stadiumi “Demush Mavraj” i mbuluar me botë para ndeshjes gjysmëfinale

Dy skuadrat e Ligës së Parë do të ballafaqohen mes vete në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Istogu dhe Dukagjini takohen sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Demush Mavraj”.

Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të mëdha të borës dhe kësisoj stadiumi në Istog është mbuluar nga bora.

Aktualisht këto janë pamjet e fundit që vijnë nga stadiumi “Demush Mavraj”.

Nuk dihet ende se a do të largohet bora nga stadiumi para se të fillojë ndeshja.

Dukagjini pozicionohet në vendin e parë në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 43 pikë të mbledhura, kurse Istogu zë vendin e tretë me 39 pikë të grumbulluara.