Stadium prej gjysmë milioni euro për Feronikelin

Futbollistët drenicas nga fundi i këtij viti nuk do të luajnë më në baltë. Ata sivjet pritet ta kenë stadionin e tyre modern. Komuna e Drenasit ka përfunduar të gjitha procedurat për fillimin e punimeve të fazës së dytë në ndërtimin e stadionit të qytetit.

Për këto punime, kjo komunë ka nxjerrë nga arka hiq më pak se 420 mijë e 506 euro, transmeton ORAinfo.

Sipas njoftimit të KRPP-së kjo komunë sot ka përzgjedhur kompaninë “Al Trade” për kryerjen e këtyre punimeve.

Në këtë tenderë kanë aplikuar katër kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte 528 mijë euro