Super-postim në Instagram nga Liridon Latifi (FOTO)

Liridon Latifi ishte një nga lojtarët që u grumbullua nga trajneri De Biazi për ndeshje kualifikuese kundër Izraelit.

Talenti i korçarëve ka bërë një sezon të shkëlqyer me bardhekuqtë e Korçës.

Për këtë arsye, tashmë pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Sot, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet me fanelën e Kombëtares, ndërkohë që në sy bie diçitura që ai ka zgjedhur.

Mesfushori nga Kosova shkruante: “Krenar për këto ngjyra dhe për këtë flamur”, përfundon Latifi

liri

 

Latifi kërkohet nga shumë skuadra evropiane, të cilat e kanë ndjekur gjatë gjithë kohës.

Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, ku pritet të jetë ardhmëria e sulmit kuqezi.

Me shumë gjasë, ky sezon ka qenë i fundit për Latifin te Skënderbeu.

Latifi