Shpërthen edhe Fidan Gërbeshi, “bombardon” Albert Bunjakun (FOTO)

Kapiteni i Feronikelit, Fidan Gërbeshi, ka shpërthyer ndaj përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjaku.

Mbrojtësi e ka deklaruar të turpshëm inkuadrimin e portierit Adis Nurkovic, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një postimi në Facebook, Gërbeshi shprehu mllefin e madh për inkuadrimin e boshnjakut në vend të Samir Ujkanit.

“Turp, turp, turp për Albert Bunjakun e për shtetin tonë. A thu nuk ka portier në Kosovë që me shku me marrë në Bosnje”, shkroi Gërbeshi.

cats

 

gerbeshi

Edhe ish-futbollisti i mirënjohur i disa klubeve kosovare, Enis Fetahu ka ofenduar rëndë selektorin e Kosovës, pas humbjes së thellë 1:4 ndaj Turqisë në Shkodër.

Ai në rrjetin social Facebook ka sharë me nënë selektorin kosovar.

Ky i fundit nuk angazhoi fare në lojë sulmuesin Besart Berisha, që është baxhanak i Fetahut.

Me poshtë e gjeni postimin e Enis Fetahut:

Enis Fetahu ofendon rëndë selektorin Bunjaki

Ndryshe, edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka dhënë një kritikë të madhe për portierin Adis Nurkoviq.

Boshnjaku me nënshtetësi të Kosovës debutoi sot ndaj Turqisë.

“A spo ka portjera Shqiptar bre veq Nurkoviq me mbrojt marrja e Zotit”, ka shkruar Dallku në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Samir Ujkani ishte titullar, por u zëvendësua më pas shkaku i lëndimit.

dallku

 

 

dallku