Spurs mposhtin liderin

Kawhi Leonard regjistroi 26 pikë në suksesin që San Antonio Spurs arriti ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Golden State Warriors në “AT & T Center” me rezultatin 107-92.

Tim Duncan e mbylli mbrëmjen me 19 pikë, ndërsa e ndihmoi edhe Leonard që tregoi formë të mirë në periodën e tretë. Në mbremjen teksane kishte vend edhe për magjitë e italianit Marco Belinelli, i cili dhuroi disa goditje të sakta për tre pikë.

Në takimet e tjera, Houston kaloi Oklahoman 115-112, Cleveland mundi Chicagon 99-94, Miami ra në Indiana 89-112, New York fitoi ndeshjen direkte për vendin e fundit me Philadelppian 101-91, Utah u imponua ndaj Sacramentos 101-95, ndërsa Los Angeles Clippers arriti një sukses të rëndësishëm në derbin e qytetit me Los Angeles Lakers ku triumfoi bindshëm 106-78.