Spikati me fanellën e Apolonisë në Superiore, mbrojtësi drejt kalimit te gjiganti kosovar

Është vonuar kthimi i dy mbrojtësve të Apolonisë për sezonin e ri, por më në fund ka një datë definitive edhe për ta.

Benjamin Agiare dhe Ismaila Diop i kanë zgjidhur problemet e tyre me dokumentacionin dhe pritet të zbarkojnë në Fier më datë 28 gusht.

Për mbrojtësin senegalez, Diop, gjithçka është mbyllur, teksa ai do të jetë pjesë e Apolonisë edhe dy vjet të tjerë, ndërsa disi specifike është çështja e Agiares, shkruan Panoramasport.al

Mbrojtësi ganez, ish-kapiten i Apolonisë, ka kërkuar një tjetër zgjidhje për situatën e tij dhe nga burimet e sigurta brenda klubit fierak, ai ka gjetur mirëkuptimin e drejtuesve të klubit fierak për t’u larguar në kampionatin kosovar, konkretisht te FC Prishtina.

Dukagjini kompletohet për sezonin e ri, prezanton Shabanin dhe Haxhihamzën

Perez zbulon nëse Ronaldo do të rikthehet në Madrid