Spektakël nga Sacramento, Kings mposhtin Lakers pas kohës shtesë

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Golden 1 Center të Sacramentos, ku Sacramento Kings janë përballur me Los Angeles Lakers.

Në praninë e 18 mijë tifozëve, Kings kanë triumfuar ndaj Lakers me pesë pikë diferencë 132:127, por vetëm pas kohës shtesë.

Ka qenë një ndeshje e barabartë deri në fund të saj me dy skuadrat që krijonin epërsi të vogël herë pas here.

De’aAron Fox ka qenë fantastik në këtë duel dhe më meritori për fitoren e Kings me 37 pikë, tetë asistime e katër kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Malik Monk me 22 pikë, derisa Sabonis shtoi 12 pikë e 15 kërcime.

Anthony Davis kishte paraqitje fantastike te Lakers me 30 pikë e 16 kërcime, derisa LeBron James shtoi 27 pikë të tjera e 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

 

Napoli dhe Milan ndahen në paqe në ndeshjen e katër golave

Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë