Spektakël nga Genc ‘gxx’ Kolgeci, kundër lojtarëve brazilian

Bad News Eagles, mposhti ekipin brazilian Imperial me rezultat 16:12 në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, dhe tani janë një fitore larg kualifikimit të fazës tjetër, ku ndeshjet do të zhvillohen me audiencë të drejtpërdrejtë.

Në fitoren e ekipit shqiptar kundër legjendave nga Brazili, më meritori ishte Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, i cili nuk u ndal gjatë gjithë mapit ‘vertigo’.

Gxx na dhuroj një shfaqje spektakolare duke përfunduar ndeshjen me 33 eliminime dhe 14 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.72.

 

Ndonëse nuk pati paraqitje shumë të mira në dy ndeshjet e para, gxx- edhe njëherë u rikthye për ta ndihmuar ekipin e tij atëherë kur i duhet më së shumti, me një paraqitje fantastike kundër ekipit brazilian Imperial.

Tani ekipi Bad News Eagles është një fitore larg kualifikimit në fazën tjetër, ku e presin ekipe si Na’Vi, FaZe, Cloud9 dhe më shumë, në garë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë. /Telegrafi/

Goli i tij rrëzoi Skënderbeun nga kategoria, flet ish-lojtari i Prishtinës: Dita më e keqe e karrierës, nuk e di kush i tha trajnerit për të gjuajtur unë

Ademi, Duka e Sejdini po qëndrojnë në kongresin e UEFA-s në Vjenë