Ylli ka barazuar serinë finale në 1-1, pas ndeshjes së dytë në Suharekë.
Nga fillimi e deri në fund, ishte një ndeshje mjaftë e luftuar nga dy skuadrat, por në fund fitoren e arritën vendasit me rezultatin 80-79.
Ishte Ylli që pati dominim në pjesën më të madhe të ndeshjes, kur pati epërsinë deri në 20-të pikë, me mitrovicasit që u kundërpërgjigjen në mënyrë fantastike duke e ngushtuar diferencën në një pikë.
/Gazeta OLLE/