Spektakël në Suharekë, Trepça mposht Pejën dhe fiton Superkupën e Kosovës

Finalja e Superkupës së Kosovës mes Pejës dhe Trepçës ka qenë dramatike deri në sekondat e fundit, në në fund fitore shënuan mitrovicasit me rezultat 78-76.

Një ndeshje e tensionuar nga fillimi deri në fund me tifozët e të dy skuadrave që ishin në tribuna.

Në pjesën e parë skuadrat ishin pothuajse të barabarta me mitrovicasit që mbanin një epërsi të lehtë.

Kur kishin mbetur më pak se një minutë, loja u ndërpre dhe tifozët mitrovicas u nxorën jashtë.

Pasi u larguan u zhvilluan edhe 58 sekondat e mbetura në pjesën e parë të ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës. Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej 40:32.

Pa tifozët, Trepça vuajti në pjesën e dytë, kur Peja në një kohë e mori edhe epërsinë.

Pejanët arritën në epërsi prej gjashtë pikësh në një kohë, por që në minutat e fundit u shkri.

Skuadrat u futën në minutën e fundit në barazim prej 76:76.

Pas shumë huqjesh, Drilon Hajrizi realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës.

Postoi foto me Fadil Vokrrin, çka tha Shaqiri ditë më parë nga Prishtina për legjendën

Gjatë finales së Superkupës mes Trepçës dhe Pejës është lënduar gazetarja Ulpiana Emra