Spektakël në ndeshjen Ramiz Sadiku – Fushë Kosova, përfundon ndeshja me nëntë gola të shënuar!

Ndeshja e parë e xhiros së katërt në Ligën e Parë ka përfunduar me plot nëntë gola të shënuar.

Ramiz Sadiku priti Fushë Kosovën në shtëpi, ku edhe në fund e mposhti me rezultat 5-4, shkruan Gazeta Olle.

Me këtë fitore, Ramiz Sadiku ngritet në vendin e parë të Grupit B, me nëntë pikë të mbledhura.

Në anën tjetër, Fushë Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, në pozitën e tretë.

Nesër zhvillohen edhe tetë ndeshje tjera në kuadër të Ligës së Parë.

/Gazeta Olle/ 

Batatina i frustruar pas ndeshjes: Ofendimet e tyre tregojnë organizimin e klubit dhe respektin e tyre

Thaqi: Kemi arritur një fitore me shumë vështirësi