Kevin Durant dhe Stephen Curry janë dy lojtarët më të mirë në NBA këtë vit, të rankuar në pozitën një dhe dy në garën për MVP.
Me fillim nga ora 01:30, në Barclays Center do të ballafaqohen dy super skuadra, Brooklyn do të përpiqet të mposht para tifozëve skuadrën e Golden State Warriors.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në dyshën Durant dhe Curry, ish-bashkëlojtarë para disa viteve, por tani janë duke garuar për pozitën e më të mirit në NBA.