Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Dytë.
Vjosa nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Rilindja, shkruan Gazeta Olle.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ibrahim Gashi” në Prishtinë ka përfunduar 1:1.
Në ndeshjen tjetër janë shënuar plot nëntë gola.
Prizreni ka arritur fitore të thellë me rezultat 7-2 ndaj Minatorit, duke vazhduar formën fantastike, ku mbetet skuadra e vetme pa humbje deri më tani në Ligën e Dytë.
/Gazeta Olle/