Spektakël në Ligën e Dytë, Besart Dushi realizon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Kek-u është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në Ligën e Dytë duke mos pësuar asnjë humbje prej fillimit të edicionit.

Fitoren e fundit ndaj Opojës e mori me golin e Besart Dushi, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 40-të.

Dushi shënoi pas një goditje dënimi, duke befasuar kundërshtarët dhe vet portierin.

“Çfarë të themi?” ka shkruar faqja zyrtare e Kek-ut.

Pas xhiros së 19-të, Kek-u është lider me 51 pikë, pas 16 fitoreve dhe 3 barazimeve. /Gazeta Olle/

 

Kosova të enjten mëson kundërshtarët për “Euro 2026”

FIBA suspendon dy arbitra grekë, dyshohen për tentim-kurdisje në Kosovë