Spektakël në Etihad, City mposht Liverpoolin

Manchester City ka fituar përballë Liverpoolit (3-2) në ndeshjen e raundit të tretë të EFL Cup (të njohur edhe si Carabao Cup), për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Erling Haaland e zhbllokoi rezultatin (10’) pas një harkimi të Kevin De Bruyne. Por, nuk vonoi reagimi i Redsave, të cilët barazuan përmes Fabio Carvalho, i cili u asistua nga James Milner dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Porsa filloi pjesa e dytë, Riyad Mahrez pranoi një asistim nga Rodri për ta rikthyer epërsinë e vendasve (47’). Shumë më i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët barazuan përsëri përmes Mohamed Salah (48’), pas asistimit nga Darwin Nunez.

Një tjetër asistim i De Bruyne e gjeti të pamarkuar Nathan Ake që ishte i saktë me goditjen me kokë (58’).

Në vazhdim të ndeshjes nuk u shënuan gola të tjerë dhe Manchester City iu bashkua skuadrave tjera çerekfinaliste në këtë garë, nga e cila Liverpooli u eliminua.

https://twitter.com/goalsreplayg/status/1606036210123624449

Bashkimi merr fitore shumë të vlefshme ndaj Vëllaznimit

Klopp i nervozuar pas humbjes nga Manchester City