Arsenali ka fituar 3-1 ndaj Manchester United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
45 minutat e parë sollën spektakël, me dy skuadrat që shënuan nga një gol.
Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.
Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.
Dy skuadrat zhvilluan lojë me tempo të lartë, duke synuar që të shënonin gola të tjerë.
Pjesa e parë u mbyll me kaq, ndërsa 45 minutat e dytë kishin raste me bollëk për gol, ndërsa u shënuan dy gola.
Ishte minuta e 55-të e takimit kur Rashford pati një mundësi të artë shënimi, mirëpo Man United nxori vetëm goditje nga këndi.
Në minutën e 61-të, Aaron Wan-Bissaka bëri një ndërhyrje të palejueshme në Kai Havertz në zonën e rreptësisë, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk kishte penallti ër Topçinjtë.
Shtatë minuta më vonë, Gabriel Martinelli bëri një goditje të mirë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Në minutën e 81-të, Bukayo Saka nuk ia doli ta shfrytëzonte një rast ideal, derisa Andre Onana bëri pritje fantastike.
Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe Declan Rice e përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 90+7-të.
Për ta vulosur fitoren e tyre u përkujdes Gabriel Jesus, që realizoi për 3-1 në minutën e 90+11-të.
Pas javës së katërt, Arsenali ka arkëtuar dhjetë pikë, ndërsa Man United ka gjashtë sosh.
Në xhiron e pestë, Gunners përballen me Evertonin, ndërsa United do të ketë punë me Brightonin.