Ballkani ka zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore në Antalya të Turqisë ku po zhvillon fazën përgatitore.
Kampioni në fuqi i Kosovës është përballur me skuadrën ukrainase, Olaksandriya.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë marrë fitoren e radhës, pasi kanë triumfuar me rezultat të thellë 5-2.
Serinë e golave e hapi Albion Rrahmani, derisa pas tij shënuan edhe Nazmi Gripshi, Lorenc Trashi, Meriton Korenica e Albin Berisha.
Për Ballkanin ka kjo ishte ndeshja e tretë miqësore dhe fitorja e tretë.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Antalya, Ballkani fitoi edhe Superkupën e Kosovës pasi mposhti Llapin 1-0. /Gazeta Olle/