Spektakël me katër gola, por nuk ka fitues në derbin e Bundesligës

Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen kanë zhvilluar një ndeshje të bukur ku në fund u mbyll me rezultat 2-2.

Ndeshja nisi furishëm me të dy skuadrat që kërkonin golin që në minutat e parë, ndërsa të parët shënuan bavarezët.

Zhvillohej minuta e 7-të kur Harry Kane arriti të shënonte për 1-0.

Por Bayer Leverkusen reagoi shumë shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 24-të me Alejandro Grimaldon që shënoi nga goditja e dënimit.

Edhe pse rastet nuk munguan në pjesën e parë, gola më nuk kishte.

Në pjesën e dytë fillimisht rast të mirë kishte Kane, por që ai nuk ishte i saktë kësaj radhe.

‘Aspirinat’ ishin afër të dilnin në epërsi me Florian Wirtz dhe Victor Bonifacen, por që nuk arritën të gjenin rrjetën.

Në minutën e 86-të, Leon Goretzka e ktheu në gol asistimin e Mathys Tel, duke shënuar për 2-1.

Por kjo lojë kishte ende dramë, pasi Bayer Leverkusen fitoi penallti, ku i saktë ishte Exequiel Palacios për 2-2.

Pas kësaj ndeshje të dy klubet janë në dy vendet e para me nga 10 pikë.

Rikthimi i madh i Pejës, kualifikohet në finale

Kombëtarja i jep krahë Arbnor Mujës, sulmuesi shqiptar shpërthen me gol e asistim në fitoren e Antwerpit