Spektakël me katër gola në Camp Nou, por Barça e United luajnë baras


Barcelona dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës.

Wout Weghorst shfrytëzoi një pasim të humbur në zonë për të goditur drejt portës, por intervenimi i Marc-Andre ter Stegen ia pamundësoi golin.

Tjetër mundësi për mysafirët në pjesën e parë pati Marcus Rashford, i cili e kontrolloi mirë topin dhe gjuajti drejt portës, por sërish në vend ishte Ter Stegen për një tjetër pritje të shkëlqyer.

Jordi Alba pati një prej mundësive më të mira për vendasit në fraksionin e parë, por David de Gea nuk e lejoi të shënonte dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekur.

Me të filluar pjesa e dytë (50’), rezultati u zhbllokua. Raphinha harkoi nga këndi dhe më së larti kërceu ish-futbollisti i Chelseat, Marcos Alonso, për t’ua dhënë epërsinë Blaugranëve.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Djajve të Kuq. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Fred asistoi për mrekulli te Marcus Rashford, i cili ishte i saktë për t’i barazuar shifrat (53’).

Përmbysja nga vizitorët ishte e shpejtë. Një top të dërguar në zonë e dërgoi gabimisht në portën e tij Jules Kounde (59’).

Një kombinim i mirë ndërmjet Kounde dhe Raphinha, bëri që ky i fundit të dilte në shans dhe ta barazonte rezultatin (76’).

Roma pëson humbje minimale nga Salzburg

A do të rikthehet Messi te Barcelona? Babai i argjentinasit thyen heshtjen dhe jep përgjigjen