Spektakël me gjashtë gola të shënuar, Reali dhe City luajnë baras në ndeshjen e parë

Real Madridi dhe Manchester City kanë luajtur baras me rezultat 3-3 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që kaluan në avantazh prej 1-0 me golin e shënuar nga Bernardo Silva në minutën e dytë.

Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”.

Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin.

Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të brazilianit Rodrygo i cili u asistua nga Vinicius Junior për rezultatin 2-1.

Me avantazh minimal të Real Madridit përfundoi pjesa e parë e këtij ballafaqimi.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Cityn që e dominuan atë për pjesën më të madhe ku edhe arritën të përmbysin rezultatin.

Phil Foden (66’) shënoi një super gol për 2-2, ndërsa vetëm disa minuta më vonë gol fantastik realizon edhe kroati Josko Gvardiol (71’) për epërsinë e Cityt me rezultat 3-2.

Real Madridi nuk u zmbraps pasi kaluan në avantazh dhe ia dolën që të barazojnë rezultatin me anë të Federico Valverdes (79’) i cili shënoi për rezultatin 3-3.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, duke bërë që fituesi të vendoset në duelin që do të zhvillohet në Angli javën e ardhshme

Pa fitues në Emirates, Arsenal dhe Bayern Munich kërkojnë kualifikimin në Allianz Arena

Parisi dhe Madridi nikoqir të ndeshjeve të tjera çerekfinale në Ligën e Kampionëve