Spektakël me 289 pikë të shënuara, Lakers triumfojnë ndaj Warriors pas dy vazhdimeve

Një nga ndeshjet më interesante këtë edicion në NBA është zhvilluar në Chase Center mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers.

Për të kuptuar fituesin e këtij dueli spektakolar u desh të zhvillohen dy vazhdime, ku në fund Lakers kanë triumfuar me vetëm një pikë diferencë 144:145.

Ka qenë një ndeshje e zjarrtë ku deri në fundin e saj nuk dihej fituesi, por me dy shënime nga gjuajtjet e lira LeBron James i siguroi fitoren Lakers.

Pikërisht LeBron James ishte më efikasi në këtë takim duke arritur ‘Triple-Double’ me 36 pikë, 20 kërcime e 12 asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Anthony Davis me 29 pikë e 13 kërcime, si dhe D’Angello Russell që shtoi 28 pikë të tjera në fitoren e Lakers.

Ndërkohë te skuadra vendase më i miri në parket ishte Steph Curry me 46 pikë e shtatë asistime, por që në fund nuk mjaftuan për të marrë fitore.

 

Milani ndalet në barazim nga Bologna

Zyrtare: Bayern Munich prezanton blerjen e re Sacha Boey