Spektakël i Brojës, më në fund vjen goli i parë në Ligën Premier (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Southamptonit në sfidën ndaj Leedsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-të, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Leedsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk shënoi.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar e gjeti rrugën e drejt golit të parë në Ligën Preier.

Sfida po luhet aktualisht dhe rezultati është 1-0  me gol të shënuar nga Broja në minutën e 53-të

Elhami Shabani i argjendtë, Herolind Nishevci i bronztë në Kampionatin Ballkanik

Liverpool vendos rekord me fitoren bindëse ndaj Watfordit