Spektakël i ‘Akull Streetball Cup 2015’ në kryeqytet

Platoja pranë Hotel Grandit në Sheshin Zahir Pajaziti ishte e mbushur me adhurues të sportit e në veçanti basketbollit, të cilët mahniteshin me talentin që shfaqnin basketbollistët në turneun ‘Akull Streetball Cup 2015’.

Dritat që vinin nga reflektorët vetëm sa i bënin më spektakulare ndeshjet që zgjatën deri në orët e vona të së martës.

Lojtarë të ndryshëm, të kategorisë së juniorëve dhe seniorëve garonin për të zënë vendin e parë në katër grupet e krijuara, kurse bilanci komplet i ndeshjeve shkoi në numrin 44.

17 ekipe morën pjesë në kategorinë e seniorëve, kurse 12 tek juniorët.

Nga dy ekipe të grupeve u kualifikuan në çerekfinale, ashtu sikurse ekipet më të mira tek juniorët.

Dita e dytë e turneut vjen sot me takimet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale në kategorinë e seniorëve dhe ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në kategorinë e juniorëve.

Ndeshja revyale zhvillohet mes Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Cheerleaders, Get UP dance studio, surpriza dhe lojë shpërblyese për publikun, dhe Kategoria Streetball KIDS”, janë disa nga befasitë që paralajmërohen nga organizatori, Fatos Bajçinovci.

akull streetball akull streetball 2