Spektakël hendbolli në Pejë, kampionia pret liderin

Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon të shtunën me një ndeshje të zjarrta.

Spektakli i hendbollit është i garantuar në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku takohen kampionia Besa Famgas dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci. Superderbi zhvillohet prej orës 20:00.

Besa e Rahoveci i kanë luajtur tri ndeshje shumë të forta e shumë dramatike këtë edicion. Por që të tri ndeshjet kanë përfunduar në të mirë të Rahovecit.

Rahoveci është lider me 48 pikë. I ka fituar 24 ndeshjet e deritashme. Besa Famgas është e dyta me 40 pikë. “Vreshtarët” udhëtojnë për në Pejë me synim për t’u konfirmuar si favoritë të mëdhenj për plejof.

Ndërkohë Besa Famgas synon fitore për të dëshmuar që ende është skuadër shumë pretendente dhe se pret të vazhdojë dominimin sa i takon garës për titull. Në hije të superderbit, të shtunën prej orës 20:00 janë takimet Vëllaznimi – Trepça e Vushtrria – Kastrioti.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 14-të. Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Llapi (20:00), Dukagjini – Drenica (20:00), Drita – Samadrexha (17:00), Lepenci – Ulpiana (20:00). Ndeshja Prizreni – Istogu zhvillohet më vonë.

Të shtunën janë ndeshjet Vjosa – Prizreni (17:30) dhe Verona – Dukagjini (20:00). Ndeshja Besa – Llapusha zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, vëmendja në Gjilan

Kosova U14 në basketboll dështon keq në turneun e YDF-së