Speciale: Të gjitha transferimet që ndodhën në afatin kalimtar veror në Superligën e Kosovës

Skuadrat kosovare kanë punuar maksimalisht gjatë verës, duke qenë mjaft aktive në merkato.

Disa nga klubet kanë bërë ndryshime rrënjësore në ekipet e tyre, derisa një pjesë tjetër kanë ruajtur shumicën e futbollistëve kryesor, shkruan Gazeta Olle.

Pasi tashmë është mbyllur afati kalimtar veror, skuadra me më së shumti transferime është Prishtina, me plot 17 sosh.

Klubi nga kryeqyteti kishte probleme të mëdha financiare në fund të edicionit të kaluar, që ndikoi në largimin e shumë futbollistëve.

Por, bardhekaltrit punuan maksimalisht për një rikonstruktim të ekipit, duke qenë skuadra më aktive në merkato.

Në anën tjetër, Ballkani është skuadra me më së paku transferime në verë.

Kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshje me tre futbollistë, duke treguar se kanë besim të madh tek lojtarët aktual të klubit, të cilët e sollën titullin e parë në Suharekë.

Aktive në merkato kanë qenë edhe dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani, të cilat në radhët e veta kanë afruar nga shtatë lojtarë cilësor.

Skuadra e Ardian Nuhiut me synime të qarta punoi ende pa u hapur afati kalimtar dhe zyrtarizoi herët “goditjet” e mëdha.

Ndërsa, kuqebardhët punuan shumë pas ardhjes së trajnerit të ri, Zekirija Ramadanit, ku pastaj u zyrtarizuan edhe një pjesë tjetër e futbollistëve të rinj.

As fituesit e Kupës së Kosovës, Llapi, nuk qëndruan duarkryq. Llapjanët arritën marrëveshje me plot 12 futbollistë. Por, nga klubi u larguan edhe disa nga lojtarët kryesor të viteve të fundit.

Punë të madhe gjatë verës kanë bërë edhe dy skuadrat që vitin e kaluar u promovuan në elitën e futbollit kosovar, Dukagjini e Malisheva. Kjo e fundit ka transferuar plot 13 futbollistë, teksa keq nuk e kanë lënë as klinasit me dhjetë sosh.

Drenica është klubi që u përball me largime të shumta për shkak të problemeve financiare.

Kuqezinjtë deri në momentet e fundin e kishin merkaton e bllokuar, por në fund arritën që ta zhbllokojnë – duke nënshkruar kështu me dhjetë futbollistë dhe rinovuar me disa të tjerë.

Skuadrat e rikthyera në Superligë, Trepça ’89 dhe Ferizaj i besuan pjesës së madhe të futbollistëve të tyre, duke u përforcuar vetëm në repartet ku e shihnin si të nevojshme.

Mitrovicasit transferuan pesë futbollistë, teksa ferizajasit shtatë.

Gazeta Olle ua sjell transferimet e plota nga të gjitha skuadrat e Superligës:

FC Ballkani (3): Leonit Abazi, Qendrim Zyba, Lucas Cardoso.

FC Drita (7): Besnik Krasniqi, Florjan Smakiqi, Blend Baftiu, Iran Junior, Leonat Vitija, Kastriot Selmani, Ekow Mills.

SC Gjilani (7): Besart Krivanjeva, Baton Zabërgja, Mevlan Zeka, Perparim Islami, Granit Jashari, Arbnor Ramadani, Theophilus Solomon.

KF Llapi (12): Sokol Kiqina, Albion Kurtaj, Gerhard Progni, Fernando Augusto, Ardi Qorri, Amrush Bujupi, Andri Stafa, Robson Da Silva, Alban Shabani, Trimror Selimi, Juan Di Lorenzo, Fatbardh Latifi.

FC Prishtina (17): Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrint Bulliqi, Ardi Ajdini, Kreshnik Uka, (Andi Salihu – Akademi), Hasan Hyseni, Korab Luma, Genc Hamiti, Kushtrim Gashi, Arens Mateli.

FC Drenica (10): Florent Avdyli, Ardian Hoti, Altin Vojvoda, Zenel Gavazaj, Archange Bintsouka Koxy, Benjamin Agyare, Veton Kabashi, Faton Neziri, Altin Gjokaj, Arjan Abazi.

KF Dukagjini (10): Egzon Qerimi, (Mhill Grabanica-rikthim nga huazimi), Dior Zabërgja, (Rinor Kuçi-rikthim nga huazimi), Granit Buqinca, Vladyslav Khumutov, Iljasa Zulfiu, Blerind Morina, Otto John, Çendrim Kameraj.

FC Malisheva (13): Fiton Hajdari, Qlirim Avdulli, Liburn Shala, (Erblin Zogaj dhe Emir Zogaj – Akademi), Arlind Veliu, Kreshnik Bahtiri, Alush Gavazaj, Bleart Tolaj, Drilon Hazrollaj, Alban Shillova, Medin Bajrami, Kastriot Rapuca.

KF Trepça ‘89 (5): Bleon Sekiraqa, Erdin Dushi, Guri Hana, Egzon Fazliu, Ron Raqi.

FC Ferizaj (7): Astrit Fazliu, Bujar Shabani, Leutrim Rexhepi, Betim Haxhimusa, Edon Sadriu, Donat Hasanaj, Gentian Emini. /Gazeta Olle/

Muriqi titullar, Mallorca merr pikë në “San Mames”

Shkupi nga nesër nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ballkanit, këto janë çmimet