Spanjollët arrijnë në Prishtinë, nga ora 19:00 zhvillojnë stërvitjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të përballet me Spanjën në Prishtinë.

Dy ekipet përfaqësuese do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja spanjolle tanimë ka arritur në Prishtinë ku janë akomoduar në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Ekipi i Luis Enriques ndërsa nga ora 18:15 do të kenë konferencën për shtyp.

Nga ora 19:00 Spanja do të zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë para ndeshjes së nesërme.

/Gazeta Olle/

Mesazh mirëseardhje i presidentit Ademi për kombëtaren e Spanjës

Prishtina e sqaron ‘largimin’ e Bekteshit: Po qëndron në Norvegji për çështje dokumentacioni