Spanja merr fitore të lehtë ndaj Kroacisë

Spanja ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B.

Golin e epërsisë për spanjollët e shënoi Alvaro Morata i cili në minutën e 29-të u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin Livakovic dhe nuk dështoi për të shënuar për rezultatin 1-0.

Spanja nuk u ndal më kaq dhe vetëm disa minuta më vonë arriti të shënojë edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Këtë herë ishte radha e Fabian Ruiz i cili tre minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 32-të bëri një gjuajtje të fortë duke e lënë pa asnjë mundësi reagimi portierin kroat për rezultatin 2-0.

Spanja e gjeti edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë me anë të Dani Caravjal i cili shënoi për 3-0 në minutën e dytë të kohës shtesë pas asistimit nga Lamine Yamal.

Në minutën e 52-të Yamal shpërdoroi një mundësi të artë shënimi pasi Livakovic ia mohoi golin me një super pritje.

Në minutën e 79-të Kroacia fitoi penallti pas një ndërhyrje të palejueshme të Rodrit brenda zonës.

Nga pika e bardhë fillimisht dështoi të shënojë Bruno Petkovic, por nga topi i kthyer ai u shërbye nga një bashkëlojtar për ta çuar topin në rrjetë.

Goli më pas u anulua nga gjyqtari Michael Oliver i cili sinjalizoi se ishte i parregullt dhe rezultati kështu mbeti 3-0.

Ndeshjen e ardhshme Spanja do ta luajë të enjten ndaj Italisë, ndërsa Kroacia do të përballet me Shqipërinë të mërkurën.

Itali – Shqipëri, formacionet zyrtare: Sylvinho vendos për dy befasi në minutën e fundit

“Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse” – Ramadani tregon emocionet para ndeshjes