Spanja fantastike në pjesën e parë, krijon epërsinë e thellë ndaj Kosta Rikës

Spanja ka krijuar epërsi të thellë prej 3-0 në pjesën e parë ndaj Kosta Rikës.

Serinë e golave e hapi Dani Olmo në minutën e 11-të të takimit, shkruan Gazeta Olle.

Golin e dytë e realizoi Marco Asensio pas një asistimi të bukur nga Jordi Alba në minutën e 21-të.

Goli i tretë erdhi nga pika e bardhë, ku i pagabueshëm u tregua Ferran Torres në minutën e 31-të.

Spanjollët dominuan totalisht në 45-minutat e para, duke krijur edhe disa raste të tjera shënimi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e parë të Grupin E në Botërorin “Katar 2022”. /Gazeta Olle/ 

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick deklarohet pas humbjes shokuese nga Japonia

FFK gjobit Tahir Batatinën, kjo është arsyeja