Southgate pas fitores së thellë ndaj Iranit: Nuk duhet t’i kishim pësuar ato dy gola, duhet të japim më shumë nga vetja

Anglia e filloi për mrekulli Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke shënuar fitore të thellë 6-2 ndaj Iranit. 

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për Grupin B, që i dha anglezëve tre pikët e para në botëror, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi performancën e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes.

Megjithatë. ai nuk e fshehu mërzitjen për faktin që skuadra pësoi dy gola nga Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos.

“Më pëlqyen lëvizjet e ekipit, lëvizëm mirë në pjesën e parë, pavarësisht se pati shumë ndërprerje të lojës. Nuk duhet t’i kishim pësuar ato dy gola, por le të fokusohemi te takimi me ShBA-të.

Duhet të japim më shumë nga vetja. Kemi lojtarë të mirë, ata dhanë më të mirën e tyre sot, por nuk do të shkojmë larg nëse luajmë me ritëm të ulët. Sulmuesit më pëlqyen, ata ishin rrezik konstant për kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes.

Mesfusha ishte e shkëlqyer, ata që luajtën në mesfushë më dhanë shenja pozitive. Më pëlqeu shumë goli i Grealish, pasi Wilson u tregua altruist dhe mendoi për të mirën e skuadrës”, deklaroi Southgate.

/Gazeta Olle/ 

Mbyllet pa gola pjesa e parë ndërmjet Senegalit dhe Holandës

Presidenti Ademi takoi presidentët Infantino dhe Çeferin në Doha