Southgate i lumtur me fitoren, tregon cili gol i pëlqeu më së shumti

Anglia i bëri një nisje perfekte Kupës së Botës Katar 2022. Kombëtarja europiane shkatërroi 6-2 Iranin në duelin e parë të grupit B, aty ku SHBA dhe Uellsi do të ndeshen mes tyre sonte në mbrëmje (20:00).

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi performancën e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes, por nuk e fshehu mërzitjen për faktin që skuadra pësoi dy gola nga Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos.

Më pëlqyen lëvizjet e ekipit, lëvizëm mirë në pjesën e parë, pavarësisht se pati shumë ndërprerje të lojës. Nuk duhet t’i kishim pësuar ato dy gola, por le të fokusohemi te takimi me SHBA (25 nëntor)”.

“Duhet të japim më shumë nga vetja. Kemi lojtarë të mirë, ata dhanë më të mirën e tyre sot, por nuk do të shkojmë larg nëse luajmë me ritëm të ulët. Sulmuesit më pëlqyen, ata ishin rrezik konstant për kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes”.

“Mesfusha ishte e shkëlqyer, ata që luajtën në mesfushë më dhanë shenja pozitive”.

Golat? “Më pëlqeu shumë goli i Grealish, pasi Wilson u tregua altruist dhe mendoi për të mirën e skuadrës”, deklaroi Southgate.

Më i miri i historisë së futbollit është gati për botërorin e pestë, Messi flet një ditë para ndeshjes së parë në Katar

SHBA në epërsi ndaj Uellsit pas 45 minutave të para