Gareth Southgate ka thënë se pret reagim nga skuadra e tij ndaj Shqipërisë, pas ndeshjes jo të mirë ndaj Hungarisë, para një muaji.
“Tre Luanët” duan ta sigurojnë kualifikimin me fitoren ndaj Shqipërisë, që ka ende gjasa, por minimale.
“Nuk është e lehtë të kalosh një fushatë të tërë kualifikuese pa lënë pikë. Na ka mbetur edhe pak për të bërë. Do të luajmë me një kundërshtar shumë konkurrues, i cili është ende në garë, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur edhe mendërisht”.
“Ajo është një skuadër shumë e organizuar, trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer. Kanë familjarizim në mënyrën e lojës. Ka pasur disa ndryshime në ekip, por ne nuk ndalemi kurrë tek individët, por tel loja kolektive, kështu jemi përgatitur ndaj kujtdo”, ka thënë Southgate.
Anglia do të ketë disa mungesa të rëndësishme, por Southgate do të ketë kapitenin Harry Kane, për ta udhëhequr ekipin.
Sulmuesi i Tottenhamit shënoi në tri nga katër paraqitjet ndërkombëtare këtë vjeshtë