Southgate drejt largimit, Anglia ka dy opsione për bankën rezervë

Federata Angleze e Futbollit është e hapur për idenë e angazhimit të një trajneri të huaj që ta drejtojë Anglinë në rast të largimit të Gareth Southgate.

Pas eliminimit nga Franca në Kampionatin Botëror, përzgjedhësi i Tre Luanëve është duke e shqyrtuar opsionin e largimit.

Shumë emra të njohur të futbollit anglez, si edhe drejtuesit e Federatës, duan që Southgate ta drejtojë skuadrën edhe drejt ‘Euro 2024’.

Mirëpo, në rast se ai vendos të largohet, atëherë FA është duke e përgatitur edhe planin B për zëvendësimin e tij, pas shërbimit gjashtëvjeçar.

Eddie Howe (Newcastle United) dhe Graham Potter (Chelsea) janë dy strategët anglezë më të vlerësuar aktualisht, mirëpo nuk pritet që ata të largohen nga klubet e tyre. Ndërkohë që në listë mund të përfshihen edhe Frank Lampard e Steven Gerrard nga trajnerët vendorë.

Brendan Rodgers ka admirues në FA, megjithatë edhe ai është irlandez. Steve Cooper (Nottingham Forest) mund të jetë po ashtu një opsion, ndërsa edhe ai është uellsian.

Ideja është që të kërkohet një trajner i huaj që do ta udhëheqë skuadrën drejt sukseseve potenciale. Pep Guardiola do të ishte një ëndërr, mirëpo spanjolli nuk pritet të largohet nga Manchester City.

Mauricio Pochettino dhe Thomas Tuchel janë dy emra që kanë shprehur interesim të marrin detyrën e trajnerit në rast se u jepet mundësia.

Sido që të jetë, gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrë Gareth Southgate.

Inzaghi për situatën e Ronaldos: E kemi të vështirë kur vije fundi i karrierës sonë

Argjentina – Kroacia, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë në Kupën e Botës