Southampton ‘tronditë’ Arsenalin (VIDEO)

Southampton ia ka dhënë një goditje të rëndë Arsenalit, të cilët i mposhti me rezultat 4:0. Vendasit dominuan ndeshjen, dhe fare lehtë kanë mundur të shënojnë edhe gola të tjerë.

Arsenali humbi mundësinë për të kaluar në vendin e parë të renditjes, pasi me fitore do të kalonte Leicesterin.

Martina hapi serinë e golave në minutën 19, me një super gol të shënuar. Në pjesën e dytë, dy herë realizuan Long dhe Fonte, kurse në minutat shtesë, Lang vulos shifrat në 4:0. /Olle