Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina pas një ecurie pozitive në garat evropiane tani iu kthehet garave vendore, ku do të kërkoj me çdo kusht triumfin në Superkupë.
Ndërsa, llapjanët në këtë ditë shënojnë 90 vjetorin e themelimit dhe për dhuratë duan trofeun e Superkupës.
Në këtë ndeshje gjithashtu do të aplikohet edhe sistemi VAR për herë të parë në Kosovë.
Kryeqytetasit mbajën Superkupën pasi e fituan edhe vitin e shkuar, ku në ndeshjen e cila ishte zhvilluar në Turqi e kishte mposhtur Dritën me rezultat 3:1. /Gazeta Olle/