Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligë, pritet luftë e madhe në fushë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e pret Ballkanit në ndeshjen kryesore të javës, e cila zhvillohet në Stadiumin e Merdares, me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Batatinës kërkon vazhimin e ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, ndërsa ajo e Isufit udhëton për tri pikë për të vazhduar të jetë lider në Superligë.

Kjo ndeshje interesante do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu me asistentët Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka dhe asistenti i tij Granit Hyseni.

Llapi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 18 pikë, teksa Ballkani në të tretin me 24 sosh. /Gazeta Olle/

Florian Marku fiton përballjen ndaj Lorick Luisettos, feston me flamurin kuqezi

Dy përballje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë