Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall, organizim i jashtëzakonshëm në kryeqytet

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit sot.

Ndeshja e parë u shty për shkak se FFK mori ketë vendim pasi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani shpalli ditë zije.

Tani kjo përballje do të zhvillohet sot (e mërkure) më 24 prill nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Një ndeshje që sjell përballë dy klubet rivale që u përballën për trofeun edhe vitin e shkuar.

Edhe këtë vit të dy skuadrat kanë lojtarë të jashtëzakonshëm të futsallit në gjirin e tyre dhe pritet të jetë një super ndeshje.

Tashmë e dini, të gjitha rrugët dërgojnë në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Dita e ndeshjeve kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Klubet gjilanase, vazhdojnë të “vuajnë” për një stadium i cili plotëson kriteret për në Superligën e Kosovës