Sot zhvillohen tri ndeshje të Superligës, vëmendja kryesore në derbin e madh Gjilani – Drita

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Dueli kryesor zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku Gjilani e pret Dritën në derbin e madh kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Të dy skuadrat kryesojnë në tabelë me nga 25 pikë dhe kërkojnë fitoren për të tu shkëputur të vetme në pozitën e parë.

 

Interesant pritet të jetë edhe dueli i cili zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica do t’i bëjë konak ekipit të Llapit.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në Suharekë.

/Gazeta Olle/

Dardanet nesër përballen me Poloninë, shpresojnë në rezultat pozitiv

Skandali i FSHF-së me paratë e UEFA-s, zbulohet dokumenti që nxjerr blof institucionin e futbollit (FOTO)