Sot (e premte) rikthehet aksioni në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Do të zhvillohen tri duele interesante në kuadër të xhiros së 20-të, shkruan Gazeta Olle.
Padyshim se kryendeshja zhvillohet ndërmjet dy skuadrave që po luftojnë direkt për rikthimin e madh në elitën e futbollit kosovar.
Bëhet fjalë për Ferizajn dhe Vushtrrinë, të cilët kryesojnë tabelën në Grupin B, me ferizajasit që kanë vetë një pikë më shumë.
Ndërsa, në grupin A, Rahoveci në Malishevë do të pret Vëllaznimin e Gjakovës.
Kurse, dueli tjetër zhvillohet në mes të Trepçës 89 e Lirisë.
Të gjitha duelet luhen me fillim nga ora 14:00. /Gazeta Olle/