Sot zhvillohen tre super duele në Euro 2024

Kampionati Evropian do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy Kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.

Ndeshja e parë në program për të luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainsë që zhvillohet në Munich me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Euro 2024 dhe do të përballet me Sllovakinë.

E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00.

Austria do të përballet me favoritin kryesor për ta fituar Euro 2024, Francën.

Anglia bën detyrën, merr tre pikët ndaj autsjaderit të grupit

Te Zvicra tregojnë arsyen pse nuk luajti Xherdan Shaqiri në ndeshjen e parë