Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë, duele direkte për mbijetesë

Sot (e shtunë) zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Përndryshe, kjo është xhiro e parafundit e këtij edicioni në Ligën e Parë.

Tashmë dihen dy skuadrat që kanë siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, dhe ato të cilat do të kërkojnë biletën drejt Superligës përmes barazhit, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo, luftë e madhe po zhvillohet në të dyja grupet për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë.

Në Grupin A, Besa e vendit të fundit e pret Drenasin, që gjendet një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.

Në rast se Besa mposhtet sot, zyrtarisht bie nga Liga e Parë, një vit pasi u largua nga Superliga.

Situatë e njëjtë edhe në Grupin B, ku Vitia e vendit të fundit e pret Vllazninë, e cila ka tri pikë në shumë në vendin e parafundit.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Orari i plotë i ndeshjeve të sotme: 


Grupi A:

Besa – Drenasi

Trepça ’89 – Rahoveci

Liria – A&N

Phoenix – Istogu

Vëllaznimi – Trepça


Grupi B: 

Vitia – Vllaznia

Ferizaj – Kika

Vushtrria – Flamurtari

Ramiz Sadiku – Fushë Kosova

2 Korriku – Arbëra


/Gazeta Olle/ 

U arrestua sot në mes të Laçit, drejtori i Ujësjellësit akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e Karim Benzemas

Ancelotti zbulon të ardhmen e tij: Do të qëndroja në Real Madrid deri në moshën 80 vjeçare