Sot zhvillohen gjysmëfinalet kthyese në Ligën e Parë, priten takime interesante

Të enjten do të zhvillohen ndeshjet e dyta në “play-off” të Ligës së Parë, ku priten ndeshje interesante.

Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në finale, ku po ashtu skuadra që shënon dy fitore do të inkuadrohet në Superligë, derisa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Marigona Hill Prishtina do të ndeshet me RC Cola Drita. Në sfidën e parë gjilanasit shënuan fitore 88:82, dhe nëse fitojnë edhe sot do të kualifikohen në finale.

May be an image of ball dhe text that says 'PLAYOFFS MARIGONA MARIGONANHILL HILL PRISHTINA 0-1 E Enjte 16:00 RC COLA DRITA AS PRISHTINA 0-1 E Enjte 17:00 ISTOGU 2KOSO'

Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen AS Prishtina dhe Istogu. Në takimin e parë istogasit fituan 95:81, ku istogasit shpresojnë të fitojnë dhe të kalojnë në finale, derisa prishtinasit për të barazuar shifrat, në mënyrë që fituesi të vendoset në ndeshjen e tretë.

Orari

E enjte

16:00 Marigona Hill Prishtina – RC Cola Drita

17:00 AS Prishtina – Istogu (ArtMotion/Kujtesa)