Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt: Takime interesante në Ferizaj dhe Prishtinë

Sot në Ipko Superligë do të zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së katërt.

Në Ferizaj, skuadra me po të njëjtin emër do ta pres Vushtrrinë, shkruan Gazeta Olle.

Dy skuadrat nuk po kalojnë në momente të mira ndërsa te mysafirët pritet debutimi i trajnerit italian, Antonio Toma.

Takim tjetër interesant sot pritet të zhvillohet në kryeqytet.

Flamurtari do të jetë nikoqir i Dukagjinit. Dy skuadrat kërkojnë pikët maksimale.

Dy takimet fillojnë nga ora 16:00.