Sot zhvillohen dy super ndeshje në Ligën e Parë

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë.

Kjo xhiro nis me dy takime tejet interesante, një në Grupin A dhe tjetra në Grupin B, shkruan Gazeta Olle.

Në stadiumin “Riza Lushta” zhvillohet derbi ndërmjet dy skuadrave mitrovicase, Trepçës ’89 dhe Trepçës.

Ndërkaq në Grupin B, Ferizaj e mirëpret Flamurtarin. Kjo ndeshje pritet të sjellë një rivalitet të forte në fushë pasi “Ujqit” e kërkojnë fitoren e pare, teksa “kuqezinjtë” të tretën në këtë edicion.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

/Gazeta Olle/

 

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi e fitojnë betejën ndaj UEFA-s

Sot zhvillohen tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve, spikat takimi Man City-PSG