Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të të Superligës, Ballkani feston ndërsa për dy skuadra pikët janë jetike

Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. 

Tashmë Ballkani edhe zyrtarisht është shpallur kampion, ndërsa po vazhdon lufta e skuadrave të cilat kërkojnë ikjen nga barazhi, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit sot do të festojnë titullin në shtëpi ndaj Malishevës, ku pikët për mysafirët kanë rëndësi të madhe.

Duel tjetër interesant zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica pret Llapin.

Kuqezinjtë kanë pikë të njëjtë me Malisheven dhe momentalisht janë në pozitën e tetë, atë që dërgon në barazh, andaj ky duel ka shumë rëndësi.

Ndërkohë Llapi po lufton për të dalë nënkampion në këtë edicion.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00. /Gazeta Olle/

Çmenduri në Madrid, Reali bën rikthim spektakolar për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve

Presidenti i FC Prishtinës takon kreun e FIFA-s