Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, derbi në Prishtinë

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas tri ndeshjeve të ditës së djeshme, në program janë edhe dy të tjera gjatë ditës së sotme.

Prishtina – Gjilani dhe Ulpiana – Drenica pritet të jenë dy takime shumë interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion pas startit të keq, me dy humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, Gjilani kërkon të kthehet poashtu tek fitorja pas barazimit me Dukagjinin.

Drenica synon që të vazhdojë me formën pozitive në këtë kampionat, atje ku me një fitore të mundshme do të kalojë në vendin e parë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një kundërshtari siç është skuadra e Ulpianës.

Dardanet zhvilluan stërvitjen në ‘Elbasan Arena’, shpresojnë në nismë të mbarë

Nga Hysaj te Muriqi dhe Uzuni, mbrëmje shqiptarësh në Ligën e Evropës