Sot zhvillohen dy duele interesante në Superligën e basketbolllit

Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy duele mjaft interesante të vlefshme për xhiron e tretë.

Sigal Prishtina përballet me Golden Eagle Ylli me fillim nga ora 17:00, derisa Istogu sfidon Bashkimin prej orës 19:00.

Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Sot do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Ndërkaq, derbi kryesor i javës së tretë, do të luhet të enjten mbrëma mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Trepçës nga ora 18:00.

Zyba tregon për befasinë që i bëri ylli i Liverpool-it, Harvey Elliot

Tre kartona të kuq në ndeshje, Llapi arrin fitore dhe pikë të plota kundër Lirisë