Sot vendosen dy çerekfinalistët e parë

Liga e Kampionëve kthehet pas një jave pushim, në një moment deçiziv ku nga ndeshjet e radhës do të mësohen edhe tetë ekipet më të mira në Evropë.

Porto – Basel është njëra prej dy sfidave që do të sjellin emocione sot në mbrëmje. Ndeshja e parë e luajtur në Zvicër, kishte përfunduar 1:1 që e bënë shumë intesante përballjen kthyese. Porto shihet si favoritë në këtë takim, pasi edhe barazimi pa gola do t’i kalonte më tej.

Real Madrid është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 2:0 si mysafirë i Schalkes. Madrilenët do të mundohen që të këndellen pas rezultateve të dobëta në kampionat ditëve të fundit.