Sot Vëllaznimi-Kastrioti dhe Besa-Trepça

Pas fitoreve të Pejës dhe Sigal Prishtinës në ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të xhiros së 25-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll, sot zhvillohen edhe dy takimet tjera që ia vendosin kapakun kësaj xhiroje.

Në Gjakovë me fillim prej 20:00, Vëllaznimi e pret Kastriotin në ndeshjen ku vendësit shihen favorit për të shënuar fitore, ndërsa në Pejë skuadra e Besës ballafaqohet me Trepçën nga Mitrovica, në ora 20:30./Gazeta Olle