Sot u zhvilluan të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të në Ligën e Parë, këto janë rezultatet e plota

Sot u zhvilluan të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Në Grupin A, Trepçka ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, shkruan Gazeta Olle.

Mitrovicasit mposhtën me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Phoenix, dhe tani gjenden në vendin e tetë në tabelë me 29 pikë.

Ndëkohë Liria me barazim e sotë në udhëtim te Istogu ka siguruar barazhin e Superligës.

Edhe në Grupin B po zhvillohet luftë e madhe për mbijetesë në Ligën e Parë.

Kika ka shënuar fitore të madhe ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Vllaznisë.

Edhe kjo ndeshje u vendos me vetëm një gol të shënuar, 1-0.

Fitore ka shënuar edhe Vitia e pozitës së fundit 1-2 ndaj 2 Korrikut, dhe tani dy javë para përfundimit të edicionit, gjendet tri pikë larg Vllaznisë dhe katër pikë larg Kikës.

Rezultatet e plota: 

Grupi A:

Vëllaznimi 4-2 Besa

Istogu 0-0 Liria

Rahoveci 2-1 Drenasi

A&N 1-2 Trepça ’89

Trepça 1-0 Phoenix

Grupi B: 

Flamurtari 1-1 Ferizaj

2 Korriku 1-2 Vitia

Fushë Kosova 1-0 Vushtrria

Kika 1-0 Vllaznia

Arbëria 1-1 Ramiz Sadiku

/Gazeta Olle/

 

Liverpooli fiton minimalisht ndaj Newcastle, vazhdon garën e ngushtë për titull

Dallku: Dukagjini po fiton si Barcelona, trajnerit të Prishtinës askush nuk i ka faj që ekipi i tij nuk po arrin të krijojë asnjë rast brenda 90 minutave