Sot u zhvilluan dy ndeshje të Ligës së Dytë, u shënuan plot tetë gola

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 26-të në Ligën e Dytë të Kosovës.

Galaksia e vendit të fundit në tabelë ka pritur skuadrën e Sharrit, shkruan Gazeta Olle.

Mysafirët kanë arritur fitore të thellë me rezultat 4-0 në Gjilan.

Në ndeshjen tjetër, Rilindja me rikthim të rezultatit ka mposhtur Gjakovën 3-1 si mysafir.

Për Rilindjën kjo fitore ka rëndësi të madhe, sepse tashmë ka 22 pikë, dhe ngjitet në vendin e 13-të. Gjakova mbetet në vendin e nëntë me 32 pikë.

Në anën tjetër, Galaksia mbetet në vendin e fundit, atë të 16-tin, me vetëm 11 pikë, e Sharri me këtë fitore forcon vendin e tetë me 35 sosh.

/Gazeta Olle/